“DO LIDHESHA NËSE NUK DO ISHTE I MARTUAR”, KJO ËSHTË MODELJA SHQIPTARE QË DO TË LIDHEJ ME ROBERTIN

Dy ditë më parë Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi pas plot 13 vitesh lidhjeje.

Berisha u shpreh se dashuria mes tyre kishte mbaruar, por që kjo nuk do të thotë se do bëhen armiq, pasi sipas tij ata do jenë shokë deri në fund të jetës.

Ndërsa, ka qenë modelja Lei Kraja, e cila muaj më parë, në emisionin “Shiko Kush Luan”, u shpreh se po të mos ishte i martuar Roberti do të lidhej me të, në qoftë se edhe ai do pranonte një gjë të tillë.

“Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”“Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të shoëbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti”, u shpreh modelja.Robert Berisha është i preferuari i shumë vajzave, por se a do t’i vihet në “Sulm”, Lei, tashmë që është beqar, mbetet të shihet.

Advertisement
Loading...