
Disa profesione e rrezikojnë më tepër shëndetin e zemrës te femrat, por cilat janë ato? Një studim i fundit mund ta ketë zbuluar përgjigjen.
Problemet me zemrën janë një ndër sëmundjet më të pranishme te njerëzit në ditët e sotme.
Edhe pse mjekët e dijnë se faktorët si të ushqyerit me ushqim jo të shëndetshëm, aktiviteti i ulët fizik dhe duhani ndikojnë në shëndetin e zemrës – një tjetër faktor më pak i përmendur që mund të ndikojë në shëndetin e zemrës është edhe profesioni.
Studimet e fundit kanë zbuluar se disa profesione mund të kenë ndikim në shëndetin e zemrës.
Një studim i fundit në Japoni ka zbuluar se individët me pozita menaxheriale, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtuesit kanë kryer një stduim në një grup prej 65000 femrave, me moshë mesatare prej 63 vjeç.
Nga ky studim është zbuluar se femrat që punojnë punë sociale janë 36% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Motrat medicinale kanë 16% më tepër gjasa për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
Gjithashtu nga ky studim janë zbuluar edhe profesionet më të mira për shëndetin e zemrës te femrat.
Femrat që punojnë si brokere dhe agjente shitje janë 24% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, ndërsa asistentet në administratë janë 11% më pak të rrezikuara.