Dritat LED të veturave dhe ato në shtëpi mund t’u shkaktojnë probleme të pakthyeshme syve

Dritat LED mund të shkaktojnë dëme të përhershme në retinë dhe t’i çrregullojnë ritmet natyrale të gjumit, kanë paralajmëruar ekspertët francezë, duke shtuar se dritat e fuqishme LED janë “foto-toksike”.

Në raportin prej 400 faqeve, ekspertët francezë kanë treguar se këto drita mund të shkaktojnë humbje të pakthyeshme të qelizave të retinës dhe të shpijnë në një shkaktar të zakonshëm të verbërisë.

Ata kanë bërë thirrje të rishikohet limiti maksimal në ekspozim ndaj dritave LED, të cilat lirojnë dritë të kaltër në sasi shumë të larta.

Telefonat LED, tabletët dhe ekranet e laptopëve nuk shfaqin rrezik për t’i dëmtuar sytë – por poçet intense që përdoren në drita të veturës mund të shkaktojnë dëme.

Dritat e dëmshme LED zakonisht janë ato që përdoren për ndriçim të shtëpisë dhe të rrugëve, të zyrave dhe në industri të ndryshme.

Advertisement
Loading...