Facebook së shpejti me valutë të veten

Facebook është duke finalizuar lançimin e kripto-valutës së vet vitin e ardhshëm.

Ai po planifikon të krijojë një sistem të pagesave digjitale në rreth një duzinë vendesh deri në tremujorin e parë të vitit 2020.

Gjiganti teknologjik dëshiron të fillojë testimin e kripto-monedhës, e cila është referuar si GlobalCoin, deri në fund të këtij viti.

Facebook pritet të përshkruajë planet më në detaje këtë verë, dhe ka folur tashmë me guvernatorin e Bankës së Anglisë, Mark Carney.

Themeluesi Mark Zuckerberg u takua me z. Carney muajin e kaluar për të diskutuar mbi mundësitë dhe rreziqet që kanë të bëjnë me nisjen e një kripto-valute.

Facebook gjithashtu ka kërkuar këshilla për çështjet operacionale dhe rregullatore nga zyrtarët në Thesarin e SHBA’ve.

Firma është gjithashtu në bisedime me firmat e transferimit të parave duke përfshirë edhe Western Union pasi duket për mënyra më të lira dhe më të shpejta për njerëzit pa llogari bankare për të dërguar dhe marrë para.

Advertisement
Loading...