Instagram hoqi mundësinë e shfletimit të ‘pëlqimeve’

Instagrami ka filluar të fshehë ‘pëlqimet’ pasi mori kritika për ndikimin e tyre në shëndetin mendor të përdoruesve të platformës së tyre.

Platforma shumë e popullarizuar, Instagram, pronë e Facebook Inc, njoftoi sot se në disa tregje botërore, përfshi edhe Australinë e Brazilin kanë larguar mundësinë e shfletimit të pëlqimeve të përdoruesve të tjerë, siç thanë në një njoftim, për të ulur presionin nga përdoruesit, kjo siç duket si rrjedhojë e kritikave që kanë pranuar për ndikimin në shëndetin mendor të përdoruesve.

Kjo provë e tyre i bie që në 6 shtete, përdoruesit nuk do të mund të shfletojnë ‘pëlqimet’ e dhëna përdoruesve tjerë në platformë.
Nga Instagram njoftojnë se “ne duam që platforma jonë të jetë vend ku përdoruesit tonë do të ndjehen të lirë të shprehin veten”, ka thënë drejtori i politikave në Facebook për Australi dhe Zelandë të Re.

Nisma e Instagramit në të cilën do që do të provohet janë Australia, Italia, Irlanda, Brazil dhe Zelanda e Re që u nis pas provës së bërë në Kanada në muajin maj.

Advertisement
Loading...