Pasi Instagram solli opsionin e ri përdoruesit ‘’fiksohen’’ keq/ Këto janë veçoritë e tij

“Instagrami’’ është një prej rrjeteve sociale më të përdorur në të gjithë botën. Me miliona njerëz e përdorim ‘’Instagramin’’ për të ndarë momentet e tyre, por edhe për të komunikuar.

Ky rrjet social shpeshherë aplikon edhe ndryshime. Ndryshimi më i fundit që ka sjellë ‘’Instagrami’’ është opsioni i “kuizeve”.

E në fakt duhet thënë se ky opsion është pritur shumë mirë nga ndjekësit. Brenda një kohe shumë të shkurtër është përdorur nga miliona persona në të gjithë botën.

Por si mund të përdoret ky opsion?

Përmes këtij opsioni të ri përdoruesve parashtrojnë një pyetje, për të cilën jepen si mundësi përzgjedhje disa opsione përgjigjesh.

Por, si fillim duhet të zgjidhet një foto në sfond më pas tërhiqni lart opsionet dhe zgjidhni opsionin ‘Quiz’.

Më pas mund të shkruani pyetjen që dëshironi dhe më pas shtoni alternativat.

Pas të keni bërë këtë gjë, mos harroni të zgjidhni të saktën dhe më pas postojeni në “Instastoryn’’ tuaj.

Po ashtu duhet thënë se pas këtij opsioni të ri të Instagramit janë fiksuar me miliona persona në gjithë botën.

Advertisement
Loading...