Tesla mund të krijojë një makinë që ka edhe mundësi të lëvizë nën ujë

Fantazitë që i ka Elon Musk, për një makinë që lëvizë nën ujë, mund të kthehet në realitet

I njohur për qëndrimet e tij, drejtori i kompanisë Tesla ka dhënë edhe një deklaratë shumë të çuditshëm,e kur është pyetur nëse do të ndërtojë ndonjëherë ndonjë makinë amfibe.
“Më duket qesharake që po më pyetni, por në fakt ne e kemi krijuar një makinë amfibe si nëndetëse, e ngjashme me Lotus që është përdorur në filmin The Spy Who Loved Me” ka thënë Musk.

Kjo përgjigje, ka befasuar edhe më shumë, se sa pyetja që dukej sikur u bë vetëm si mahi.

Por, drejtori i Tesla, nuk është i panjohur me këtë veturë, që e përdori agjenti James Bond në filmin 1977.

Të njëjtën, ai e kishte blerë gjatë një ankandi të zhvilluar më 2013, duke dhënë shumë më të lartë prej 997 mijë dollarëve.

Advertisement
Loading...