
Mafia i referohet grupeve të fshehta të përfshira në krimet e organizuara, të shpërndarë në shumë vende. Ata janë zakonisht të referuara me emrin e vendit e origjinës, dhe shumica e anetarëve do të jenë të kësaj kombësie, trasnmeton Gazeta Metro.
Ka shumë grupe mafioze të rrezikshme nëpër botë, në mes tyre është edhe mafia shqiptare e cila është poashtu shumë e rrezikshme. Të ardhurat e grupeve të organizuara kriminale janë të vështira të përllogariten pasi ato vazhdimisht shpenzojnë shuma të mëdha për të fshehur pasurinë.
Më poshtë ju sjellim 6 grupe mafioze të rrezikshme të botës:
1. “COSA NOSTRA” italiane
Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafias në Siçili.
Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siçiliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
2. “Ndrangheta”
Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale.
Organizata mafioze Ndrageta (Ndrangheta) ka eklipsuar prej kohësh fqinjen e saj mjaft të famshme Cosa Nostra-n siciliane.
Në këtë mënyrë sindikata e krimit italian është kthyer një nga organizatat më të madhe mafioze në botë. Fitimet e saj nga importimi i kokainës dhe i bizneseve të tjera vlerësohet dhjetëra miliardë dollarë në vit.
Në dallim nga Cosa Nostra, është më pak e ekspozuar në raport me politikanët dhe shërbimet sekrete.
3. Mafia Shqiptare
Mafia Shqiptare përbehet nga një numër i madh organizatave kriminale të cilat janë të bazuara në Shqipëri. Ata janë aktive në SHBA si dhe vendet Europiane. Thuhet se Mafia Shqiptare u përhap në nivel ndërkombetar në vitet 1980. Krimi i organizuar mbizoteroi në Shqipëri në shekullin 15. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Mbreterinë e Bashkuar njihen për tarfikim prostitutash droge si dhe trafikim armësh. Njihen gjithashtu për përdorim të shpejt të dhunës dhe hakmarrjes.
4. “Yakutsa” (Jakuza)
Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave.
Me më shumë së 10 mijë të anëtarësuar, ata merrem me trafik droge, armësh, lojra kumari, grabitje e prostitucion
Ajo që të bën më shumë përshtypje për Jakuzan, mafian japoneze, është se kapot dhe shumë anëtarë të saj qarkullojnë të lirë. Ky grup kriminal, nga më të frikshmit dhe më të pasurit në botë, është unik: investon si në aktivitetet e jashtëligjshme ashtu dhe në ato të ligjshme. Origjina e Jakuzas është pak e qartë. Sipas gojëdhënave është formuar nga grupi i Ronin, samurajit pa padron, që i ofronin mbrojtje fshatrave nga banditët.
5. Mafia turke
Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias.
6. “Sacra Corona Unita”
Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies.






























