Lyhet me shërbet për t’i mbledhur 1 milionë bletë rreth vetes

Disa njerëz janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që të thejnë një rekord botëror. I tillë është edhe Gao Bingguo, një bletar 54 vjeçar nga provinca Shandong , i cili theu një rekord të ri botëror me bletë në trupin e tij.

Ai fillimisht e lagu trupin me sherbet dhe më pas vendosi aty bletët mbretëresha dhe ato tërhoqën të gjitha bletët e tjera. Në përfundim pesha e tyre arriti në 33 kilogram. Ai qe 35 vjet është marrë me rritjen e bletëve dhe vendosi që t’i përdorte ato për të vendosur një rekord botëror.

Ai mori disa pickime në trup dhe mori ndihmën mjekësore dhe në fund u pa se kishte vendosur një rekord të ri.
Shikoni rezultatin:

Advertisement
Loading...