Alarm: Prindër kujdes kjo lojë po nxit vetëvrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve

Një lojë që po nxit vetëvrasjen e fëmijëve dje adoleshentëve është publikuar në rrjetet sociale. ‘Momo’ është loja tjetër vetëvrasëse pas ‘Balena Blu’.

Loja e tmerrshme në WhatsApp, ‘Momo’ po konsiderohet vetëvrasëse pasi është e lidhur me vdekjen e të paktën një të riu e shfaqur në ‘Minecraft’ .
Ikona e tmerrshme e një gruaje-zog e shoqëruar me meme, është shkaktuar në Minecraft, si një lojë online që është bërë mjaft popullore për fëmijët dhe adoleshentët.

Ikona e ‘sëmurë’ është publikuar nga të ashtuquajturit ‘modders’, njerëz me njohuri të mirë të programimit.

Një prind ka paralajmëruar se reklamat që promovojnë këtë meme, janë shfaqur edhe në videot e Youtube, shkruan Fox news.

Prindërit po paralajmërohen se ‘Momo’ mund të jetë ‘balena blu’ e ardhshme – një lojë online e rrezikshme dhe e lidhur me të paktën 130 vdekje në Rusi.

Kjo lojë fillon me një kontrollues në hije që dërgon imazhe të dhunshme viktimës, përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, transmeton KosovaPress.

Më pas nisin kërcënimet në rast se lojtari nuk ndjek urdhrat e lojës.
Momo besohet se po shfaqet në mes lojws ‘Fortnite’ dhe ‘Pepa Pig’

Ndërkohë Policia në Argjentinë është duke hetuar vetëvrasjen e një 12 vjeçareje, e cila dyshohet të jetë nxitur nga kjo lojë për të kryer këtë akt.

Advertisement
Loading...