
Mendoni për një moment sikur jeni në një intervistë pune.
Përveç pyetjeve në lidhje me punën ata do t’ju bëjnë pyetje për të njohur kapacitetin tuaj si dhe mënyrën tuaj të të menduarit.
Juve ju duhet të mendoni jashtë kornizave.
Supershendeti.com ju tregon disa pyetje të bëra në disa intervista pune!
Përgjigjet janë me të vërtetë mahnitëse dhe frymëzuese.
Ju duhet ta lexoni këtë…
Pyetja e parë:
– Ju po ecni me makinën tuaj në një natë të stuhishme e po bie shumë shi, kur papritmas kaloni pranë një stacioni autobusi dhe shihni tre persona duke pritur autobusin:
* Një grua e moshuar që duket shumë e sëmurë.
* Një mik i vjetër që dikur shpëtoi jetën tuaj.
* Vajza më e bukur që keni ëndërruar.
– Cilin nga këta të tre do të zgjidhnit të merrnit në makinë, duke e ditur mirë se makina juaj mund të marrë vetëm një pasagjer?
Kjo është një dilemë morale dhe etike që dikur ështe përdorur me të vërtetë si pjesë e një aplikacioni për punë.
Ai thjesht u përgjigj:
“Do t’i jepja çelësat e makinës mikut tim të vjetër dhe ai mund ta çonte zonjën në spital. Unë do të qëndroja në stacion dhe do të prisja autobusin me vajzën e ëndrrave të mia.”
Ndonjëherë fitojmë më shumë nëse jemi në gjendje të heqim dorë nga kufizimet që i vëmë mendimeve tona.
Mos harroni kurrë të “Mendoni jashtë kornizave”.
Pyetja e dytë:
– Çfarë do të bënit nëse unë marr motrën tuaj dhe largohem?
Kandidati i përzgjedhur u përgjigj:
“Ju jeni një zotëri burrë dhe unë do të isha shumë i lumtur që motra ime të kishte në krah dikë si ty”.
Pyetja e tretë:
Po intervistohet një kandidate që është studente.
– Çfarë do të mendonit nëse një mëngjes , merr vesh që ti je shtatzënë.
Vajza:
– Unë do të jem shumë e emocionuar dhe do të marr një ditë pushim, për të festuar me burrin tim.
Normalisht një vajzë e pamartuar do të tronditej kur të merrte vesh këtë, por ajo ia arriti mirë.
“Pse duhet ta mendoja në mënyrë të gabuar”, tha ajo më vonë kur u pyet.
Pyetja e katërt:
Intervistuesi tha:
– Unë kam pregatitur dhjetë pyetje të lehta dhe një pyetje shumë e vështirë. Ju duhet ta mendoni mirë se kujt prej tyre doni t’i përgjigjeni!
Djali u mendua për një moment dhe tha,
” Zgjedhja ime është pyetja shumë e vështirë. “
– Epo, paçi fat atëherë, ju e bëtë zgjedhjen tuaj! Tani më tregoni këtë:
– Çfarë vjen e para, Dita apo Nata?
Djali u trondit me të vërtetë pasi pranimi i tij në këtë punë varej nga korrektësia e përgjigjes së tij, por ai pasi mendoi për pak kohë tha:
“Epo e para vjen Dita zotëri!”
Intervistuesi pyeti:
– Na thuaj si ndodh kjo
” Më vjen keq zotëri, por ju më premtuat se do të më bënit vetëm NJË pyetje të vështirë!”
Ndonjëherë ajo që të duhet është vetëm të mendosh jashtë kornizave, kjo është është e gjitha!
Ju duhet t’i ndani me miqtë tuaj këto momente të veçanta të të menduarit …!






























