Dy njerëzit më të pasur në botë jetojnë në të njëjtën lagje

Jeff Bezos dhe Bill Gates janë dy nga njerëzit më të pasur në botë. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por, interesant është fakti që të dy jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.

Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siatëllit. Por, si duket qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë?

Qyteza fillon me një rekord botëror që në hyrje. Rruga lidhëse është një urë lundruese, që është më e gjata në botë e llojit të vet. Këto ura kanë bazamente lundruese që lidhen me njëra tjetrën.
Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia e deri te policia.

E gjithë qyteza është me pamje fantastike nga qyteti i Siatëllit, buzë liqenit të famshëm “Uashington”.Pothuajse çdo shtëpi ka pamje nga uji dhe nga një mol për të ndaluar motoskafët. Zona është shumë e njohur për sporte ujore.

Advertisement
Loading...