Gjak vampiri: Kështu tenton ta fajësojë gruaja fqinjin për sulm ndaj saj

Një grua nga New Hampshire dyshohet se u përpoq të fajësonte fqinjin e saj për sulm duke përdorur ‘’gjak vampiri’’ të rremë në përpjekje për të krijuar lëndime që të duken sa më shumë reale.
Policia thotë se Christie Benoit, 20 vjeçare nga Manchesteri përdori edhe kozmetikë për të krijuar sy të zi dhe për të theksuar mavijosjet e rreme para se të telefononte policinë rreth orës 21:40.Kur oficerët arritën në shtëpinë e saj, Benoit u tha atyre se ajo ishte sulmuar nga fqinji i saj. Policët panë një situatë kaotike në banesën e Benoit, një rrëmujë të madhe.

Jastëkët e kolltukut ishin në dysheme, në një tavolinë kafeje ishte një gotë e thyer dhe një pjatë.Gjaku gjithashtu ishte shpërndarë nëpër dhomën e ndenjes, banjën dhe kuzhinën.”Kishte jastëkë divanësh në të gjithë dyshemenë, pllakat e thyera në dhomën e ndenjes në dysheme,” tha një fqinje e Benoit .Në dhomën e gjumit të saj dukej sikur shporta e rrobave ishte hedhur në tokë.

Viktima e dyshuar më pas u tha policisë që ajo kishte mbetur me sy të mavijsour dhe një hundë të përgjakur si rezultat i sulmit.Ajo I tregoi ‘njollat ​​e kuqe’ policisë në këmishë, dhe gërvishtjet në krahët dhe këmbën e saj. Por policia hodhi një vështrim nga afër të substancës së kuqe të gjetur në dyshemenë e banesës së saj dhe përcaktoi që ajo ishte lëng e jo gjak.

Policia pastaj gjetën një tub plastik me ‘’gjak vampiri’’ që përdoret zakonisht në Halloëeen dhe vunë në dukje se mavijosjet rreth syve të Benoit ishtin thjesht kozmetikë.Policia gjithashtu mori në pyetje sulmuesin e dyshuar, fqinjin Missy Benoit në lidhje me ngjarjen.

Christie Benoit akuzohet për falsifikimin e provave fizike dhe dhënien e një raporti të rremë për zbatimin e ligjit dhe do të paraqitet në gjykatë më vonë këtë muaj.Benoit tha se ajo që ndodhi ishte një klithmë për ti ndihmuar duke treguar që ajo vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe çështje të tjera psikologjike.

Advertisement
Loading...