
Ilona Richards nga Britania e Madhe, njihet si si gruaja më kursimtare në botë. Ajo u kërkon mysafirëve apo njerëzve që vijnë ta vizitojnë, të marrin me vete edhe bustinat e çajit, me të cilin mendohet që t’i qerasë.
Britanezja merr një pension prej 10 mijë stërlinash në vit. Për të kursyer ajo zgjedh të blejë në supermarkete gjithçka me ujle, lahet vetëm një herë në jave dhe e mban ujin për të pastruar tualetin. Në këtë mënyrë ajo arrin të shpenzojë një total prej jo më shumë se 3 mijë euro në vit.
Ajo ha shpesh ushqime të skaduara me vetëdijen se datat e skadencave të produkteve kanë kaluar.
Kjo vëmendje e kushtuar ndaj kursimit nuk vjen më shumë nga problemet ekonomike, sesa nga urrejtja që gruaja ka ndaj shpenzimeve të kota. Nuk mungojnë edhe ata që e kritikojnë, duke e akuzuar si dorështrënguar. E megjithatë, ajo është tepër e lumtur me jetën që bën.






























