ISH-MISSI SHQIPTAR: JETOJ MES SHEIKËSH NË DUBAI, JANË NJERËZ TË RESPEKTUAR DHE MIKPRITËS

Ish-missi shqiptar, Nikita Preka, e cila është diplomuar për ekonomi në Londër, ia ka dalë të punësohet në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai, ku dhe jeton prej disa kohësh.

Ajo ka dhënë një intervistë së fundmi, ku tregon se aty ka takuar futbollistë dhe njerëz të famshëm por edhe sheikë.

“Futbollistë të famshëm gjithmonë takoj gjatë eventeve të ndryshme ku kam qenë e ftuar, në Londër dhe Dubai. Janë shumë të thjeshtë dhe miqësorë. Tashmë punon në Dubai.”

“Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera.

Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet.”

Kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës. Martesën nuk e mendoj, por “never say never”.

“Vajzat e bukura dhe të suksesshme që takoj e kanë të vështirë të gjejnë partnerin ideal, ngaqë ato kanë standarde të larta, ndërsa meshkujt nuk dinë se çfarë kërkojnë nga ana tjetër”, thotë ajo.

Advertisement
Loading...