Kartëmonedha 5 euroshe që vlen sa 500 euro: Verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak të rrallësisë së tyre, janë shndërruar në subjekt të koleksionuesve të parave.

Meqenëse pas zbulimit nga ana e pronarëve, ato shpejt arrijnë në koleksionet e tyre, kartëmonedha të tilla gjenden më rrallë dhe vlera e tyre është rritur ndjeshëm kohëve të fundit.

Një kartmonedhë e tillë është ajo e pesë eurove, e cila bart më vete një kod numerik që mund t’ua shtojë vlerën deri në 500 euro.

Për ta gjetur atë, shikoni me kujdes numrat dhe shkronjat në këndin e sipërm të djathtë të parave. Kartëmonedhat e rralla përmbajnë 5 numra identikë (për shembull, 77777, 99999).

Advertisement
Loading...