
Kina planifikon që të ndërtojë një stacion për hulumtime shkencore me bazë në hënë, në një periudhë prej 10 vitesh, thuhet në agjencinë shtetërore të lajmeve në Kinë, Xinhua, transmeton Gazeta Express.
Kina po planifikon ndërtimin e një stacioni për hulumtime shkencore me bazë në hënë përbrenda 10 vitesh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Kinë.Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CSNA), pohon se do ndërtojë një stacion hulumtues me bazë në polin jugor të Hënës. Ky lajm konsiderohet poaq revolucionar sa edhe ulja e anijes së Apollo të NASA-s në Hënë.
Detajet për këtë plan janë ende të mangëta, por CSNA ka bërë hapa konkretë për realizimin e kësaj ideje, sipas agjencisë.Kina radhitet e dyta, pas SHBA-ve, sa i përket shpenzimeve për programet e tyre hapësinore.






























