
‘Volfgat’ është restauranti më i mirë në botë i cili ndodhet buze fetit në Afrikën e Jugut, transmeton Gazeta Metro.
Ai u shpall restaurant më i mirë në botë në ceremonin e përvitshme për restaurantët më të mirë që mbahet në Paris
Volfgat është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut. Në këtë restorant punojnë vetëm 6 persona.
Ajo që i ka habitur të gjithë është se në këtë restorant gatuhen barëra dhe përbërës të tjerë, që gjenden buzë detit. Po ashtu një gjë tjetër e habitshme është se ky restorant mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.
Ky restaurant ofron menu me 7 pjata për 60 dollarë.
Shefi kuzhinës ka thënë se mundohen që produktet t’I mbajnë të pastra, të egra dhe të patrajtuara.
Mes bordit të jurisë për përzgjedhjen e restaurantit më të mirë në botë ishte edhe kuzhinieri me origjinë shqiptare Rene Rexhepi, i cili drejton restaurantin ‘Noma’, në Danimarkë.






























