Pas 130 vitesh: Një kilogram nga sot nuk do të jetë më siç ka qenë

Në 130 vitet e fundit kilogrami si njësi mase është definuar me një cilindër fizik të bërë nga legura e platinës e iridiumit, i cili ruhet në Zyrën ndërkombëtare për pesha dhe masa në Francë.

Mirëpo, saherë që shkencëtarët e kanë marrë atë cilindër në dorë, ai ka humbur atome, ndaj vlerësohet se tash është 50 mikrogramë më i lehtë se sa ka qenë në kohën kur është punuar.

Për këtë shkak komuniteti shkencor njëzëri ka miratuar përkufizimin e ri të kilogramit, i cili hyn në fuqi nga sot, më 20 maj.

Nga kjo datë, kilogrami zyrtarisht do të matet si konstantë fizike e quajtur konstanta e Planckut. Kjo konstantë shpreh raportin në fizikën kuantike mes energjisë dhe frekuencës së grimcave.

Përkufizimi i ri është fituar nëpërmjet aparatit i cili quhet mekanizmi i Kibblit, i cili me anë të konstantës së Planckut përcakton masën e objektit me anë të forcës magnetike të matur me precizitet.

Ky vendim është me rëndësi historike për komunitetin shkencor, por në praktikën e përditshme nuk do të ketë kurrëfarë ndryshimesh

Advertisement
Loading...