
Askush nuk e pëlqen mendimin e humbjes së portofolit. Hulumtimet tregojnë se shanset që dikujt t’i kthehet portofoli mbrapsht është nëse brenda në të ka një foto fëmije, trasnmeton Gazeta Metro.
Profesor Richard Wiseman nga Universiteti i Hertfordshire donte të dinte se çfarë lloj efekti do të kishte një foto në një portofol të humbur: do të kthehej apo jo! Ai dhe ekipi humbën 240 kuleta të ndryshme në të gjithë Edinburgun dhe donin të dinin se sa prej tyre do të ktheheshin nga personi që e gjeti atë.
Kuleta përfshinte fotografitë e foshnjave, të kafësheve të familjeve ose të një çifti më të vjetër. Kishte edhe disa kuleta që nuk kishin asnjë fotografi në të. Rezultati? Kuletat me fotot e foshnjave u kthyen më së shumti.
Një 88% të kuletave, u kthyen ato me fotot e foshnjave. Nga ato me fotot e qenushëve u kthyen 53% dhe kuletat me fotografi familjare u kthyen 48%. Fotot me një çift të moshuar ishin në fund të renditjes, pasi u kthyen vetëm 28% prej tyre.






























