Pëllumbi Armando, shitet me çmim rekord prej 1.25 milionë euro

Një pëllumb kampion është shitur në ankand me një çmim marramendës prej 1.25 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.

Pëllumbi është quajtur Armando nga shtëpia e ankandeve ‘Pipa’.

Sipas ‘Pipa’s’ ky është pëllumbi më i mirë belg i distancave të largëta, gjatë të gjithë kohërave, ndërsa të tjerë e quajnë atë edhe Leëis Hamiltonin e pëllumbave.

Para kësaj shitjeje, rekordi ishte 376 mijë euro. Pëllumbi kampion, që mbush pesë vjeç, tani po i gëzohet pensionit dhe është po ashtu baba i shumë pëllumbave tjerë.

“Ishte jo reale, dukej si diçka nga përtej kësaj bote”, tha Nikolas Gyselbreht, drejtues i Pipa-s, duke rrëfyer momentin kur erdhi oferta prej mbi 1 milionë eurosh.

“As në ëndrra nuk e kishim parë një çmim të tillë” – shton ai, duke saktësuar se ishte parashikuar një çmim prej rreth 400 apo 500 mijë eurosh. Dy blerës nga Kina u angazhuan në një betejë të vërtetë ofertash, që u rritën nga 532 mijë euro deri në 1.25 milionë, në vetëm një orë.

Dhe për të qartësuar gjithçka, sipas ekspertëve, çmimi i zakonshëm për një pëllumb garash, është rreth 2500 euro. Por Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tani atë e pret një jetë e qetë, larg garave, por pronarët e rinj do të stërvitin trashëgimtarët e tij.

Advertisement
Loading...