Po mbyllej shkolla: Fermeri regjistron 15 dele për të plotësuar numrin e nxënësve

Shkolla fillore “Jules Ferry” në Crêts en Belledonne, në Crêts-en-Belledonne, një fshat në veriperëndim të Alpeve të Grenoble ka pësuar rënie të madhe të nxënëse, dhe më i shqetësuar për këtë u pa një fermer, i cili për të mos lejuar mbylljen e shkollës, ka regjistruar 15 dele, për ta plotësuar numrin.

Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij. Ndër “nxënësit” e rinj janë Baa-bete, Dolly dhe Shaun.

Siç bëhet e ditur, fermeri u shfaq me delet të tij jashtë shkollës për një ceremoni të veçantë ku morën pjesë rreth 200 mësues, nxënës dhe zyrtarë.

“Tani nuk duhet të kemi asnjë mbyllje”, ka thënë prindi Gaelle Laval, i cili shtoi se sistemi arsimor “nuk ishte i shqetësuar me argumentet në terren, por vetëm me numrat”./gazetametro.net

Advertisement
Loading...