“PRINDËRIT MË RRAHËN SE U LIDHA ME BURRIN E MARTUAR”, BLOGERJA SHQIPTARE TREGON HISTORINË E SAJ

Një nga blogeret më të komentuara shqiptare është padyshim Estela Ujka, e cila është shumë aktive në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, blogerja ka treguar gjatë shfaqjes “Orat” se si vite më parë familja e saj nuk e pranuan lidhjen që ajo kishte me një burrë të martuar.

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia”, ka treguar Estela.

Por blogerja është shprehur se e duroi dhunën dhe sot ai burrë i martuar është bashkëshorti i saj, me të cilin ka tre vajza.

Advertisement
Loading...