Pse njerëzit e shkurtër janë më agresiv se ato të gjatë ?

Një studim i kohëve të fundit pohon se burrat e shkurtër janë më agresiv sesa ata më të gjatë.

Sipas studimit të kryer nga shkencëtarët në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta të Gjeorgjisë, njerëzit më të shkurtër priren të jenë më të egër dhe më të dhunshëm sesa njerëzit me të gjatë.

Shkencëtarët vëzhguan 600 bhttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/njerez17.jpgurra, midis moshës 18 dhe 50 vjeç dhe zbuluan se ata që ishin më të shkurtër, kishin 3 herë më shumë të ngjarë të kishin kryer sulme të dhunshme ose vepra penale.
Ata thanë se kjo është rezultat i “stresit të mospërputhjes mashkullore” që i bën ata të jenë më agresivë.

Për shkak të stereotipeve shoqërore, një nga mënyrat se si meshkujt ndiheshin më pak mashkullor ishin kur ata mendonin se lartësia e tyre ishte më e shkurtër se mesatarja.

Shkencëtarët thonë se burrat më të shkurtër veprojnë më agresivisht për të kompensuar mungesën e lartësisë.

Ky sindrom njihet gjerësisht si ” kompleksi i Napoleonit” që në vitin 1926 u identifikua nga psikoanalisti austrial Alfred Adler.

Sipas ekspertëve, njerëzit më të shkurtër kanë ndjenja më të forta të ndjeshmërisë dhe nivele më të larta të paranojë.

Advertisement
Loading...