
Psikologja turke, Nejla Avci ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë.
Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Këtë deklaratë, ajo e ka bërë gjatë seminarit me temë “Mungesë vëmendjeje të çrregullimit hiperaktiv”.
Më tej psikologia turke ka thënë se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e trurit.
Më tej ajo ka thënë këto fjalë:
Çdo lloj ushqimi si byreku apo bugaçja ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Byreku pengon zhvillimin e trurit. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që jep, në mënyrë negative ndikon mbi trurin.”
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/psikologja-turke-byreku-shkaterron-trurin-628107/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright