
Nëse jeni lodhur nga qeveria dhe udhëheqësit ja cilët janë hapat që do t’ju ndihmojnë të nisni një shtet nga fillimi, duke ndjekur ligjet ndërkombëtare dhe të njohur nga ventet tjera, transmeton Zëri.info.
Fillimisht duhet të gjeni një territor për shtetin tuaj të ri.
Nëse doni të filloni një shtet në mënyrë paqësore, ka vec një numër të vogël ishujsh që nuk janë të okupuara nga vendet sovrane.
Por nëse nuk ju konvenon që të shkoni në ndonjë vend tjetër, ligjet ndërkombëtare lejojnë që ta shtoni bregun deri në 12 milje dhe aty të krijoni shtetin tuaj. Gjithashtu ekziston mundësia e krijimit të një shteti lundrues, të ndërtuara mbi platforma të mëdha lundruese.
Por nëse doni të shpallni pavarësi të pa kontestueshme mund ta ndërtoni shtetin tuaj nën ujë, një gjë që nuk e shkelë asnjë ligj ndërkombëtar. Gjithsesi po të shkoni me këtë ide shteti juaj nuk mund të quhet Atlantikë, pasi konsiderohet që shumë kohë më parë ka ekzistuar një shteti I tillë, rrënojat e të cilit nuk mund të gjenden.
Një mundësi e fundit është okupimi I një territori tjetër, një gjë që nuk ka funksionuar asnjëherë pa një mbështetje jashtëzakonisht të madhe dhe përplasje të interesave.
Pjesa e dytë e shtetë-krijimit do të jetë të vendosni mënyrën e qeverisjes.
Duhet të vendosni nëse jeni shtet demokrat, principatë, diktarurë apo dicka tjetër.
Gjithsesi për t’u njohur nga komuniteti ndërkombëtar ju duhet patjetër një qeveri përfaqësuese. Duhet të keni një mënyrë që të kontaktoni me vendet tjera, ju duhet një udhëheqës dhe një sekretar shteti, pozicion ky të cilin mund t’ia jepni kujt do, madje edhe maçokut tuaj.
Pjesa e fundit e shtet-krijimit dhe e ruajtjes së pavarësisë është që të krijoni aleatë që do t’u ruajnë nga sulmet e jashtme.
Hapi tjetër është që të aplikoni për bashkëpunim me OKB-në dhe t’i bashkoni forcat për ta siguruar vazhdueshmërinë e shteti tuaj të ri.
E vetmja gjë që ju duhet për të aplikuar për anëtarësim në OKB është t’i shkruani një letër sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate. Nuk keni nevojë për asnjë tjetër, vec ta dërgoni këtë kërkesë.
Hapi i fundit është që të krijoni simbolet e vendit tuaj.
Urime sapo keni krijuar shtetin tuaj Sovran dhe të pavaruar ku rregullat i vini ju vet.






























