Ura e Artë që qëndron në duart e Zotit

Në malet e Vietnamit qendror, një palë duarsh gjigante mbajnë një fije të artë vendkalimi, lartë mbi shkëmbinj, e cila jep një pamje mahnitëse.

Kjo urë quhet “Cau Vang”, apo Urat e Artë është dizajnuar nga Vu Viet Anh, i cili inspirimin e ka gjetur me zotat e shenjtë dhe gjigantët.

Në lartësinë prej 1.400 metrash, në përqafim të duarve të cilat duken sikur janë aty kaherë, arrihet përshtypje e fuqishme e pranisë së fuqive të mëdha.
Linja për këmbësorë, e dizajnuar nga ndodhet 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet mbi majat e pemëve, buzë një shkëmbi me gjethe të gjata, që u mundëson turistëve pamje të pandërprerë të peizazhit madhështor

Duart gjigante duken sikur janë nga guri, në të vërtetë janë bërë nga fibra të xhamit dhe rrjetës me tela të vëna përreth bazës së çeliktë. Janë të dekoruara me myshqe dhe çarje për të arritur dukjen e vjetër disa shekujsh.

Advertisement
Loading...