Vajzat kanë luajtur mendsh: Vallëzojnë para xhamisë, tërbohen besimtarët (VIDEO)

Një video e dy vajzave, të cilat vallëzojnë në xhaminë Jama Masjid në qytetin indian Delhi, e cila tash e disa ditë po përhapet nëpër rrjetet shoqërore, i ka tërbuar besimtarët.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, por videon e tanishme shumëkush e ka quajtur “vulgare”.

Prandaj këshilli drejtues i xhamisë ka shprehu zemrëim, duke konsideruar vallëzimin mosrespektim të këtij vendi. Për këtë shkak, edhe turistëve u është ndaluar hyrja, transmeton Indian Express.

Përndryshe, Jama Masjid është njëra prej xhamive më të mëdha në Indi. Është ndërtuar në vitin 1656, ka tri porta të mëdha, katër pirgje, tri kupola dhe dy minare të larta nga 40 metra. Në oborrin e saj mund të qëndrojnë 25.000 njerëz.

Advertisement
Loading...