Vendimi i çuditshëm i Papës: Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift

Kreu i kishës katolike Papa Françesku, kur ka qenë i ri kishte simpatizuar një vajzë, për të cilën ishte në gjendje të bënte gjithçka, madje edhe të mos martohej, shkruan Gazeta Metro.

Kështu, Papa, emri i vërtetë i të cilit është Horhe Mario Bergoljo, në moshën 12 vjeçare kishte bërë një premtin interesant.

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, kishte thënë Papa Françesku, e që është publikuar në një libër biografi për të.
Papa Françesku adhuron tango. Në orët e vallëzimit e ka njoftuar të dashurën e tij të atëhershme. Por pastaj e ka ndjerë thirrjen religjioze.

Kujtojmë, që Papa Françesku është papa i parë i cili nuk është nga Evropa që nga Gërguri i Tretë, i cili ka lindur në rajonin e Sirisë së tanishme, ndërsa është zgjedhur në vitin 731. Ai, po ashtu, është papa i parë nga kontinenti amerikan dhe papa i parë i lindur në hemisferën jugore.

Advertisement
Loading...