
Alan dhe Christine Tait para disa kohësh u bënë pronarë të një shtëpie në Ammanford, Carmarthenshire por shumë shpejt u zhgënjyen sepse aty dëgjoheshin herë pas here zëra të çuditshëm.
Christine tregon se ka qenë mbrëmje qershori e vitit 2018, teksa ishte duke bërë kafe në kuzhinën e shtëpisë së saj në Teksa kafja nisi të ziente, gruaja filloi të dëgjonte zhurma të çuditshme.
Gjatë javëve në vijim çifti vijoi të shetësohej nga zhurmat e një gruaje që dëgjohej duke folur, të fëmijëve që qanin si dhe bisedat e disa burrave që flisnin një gjuhë të huaj, të cilën ata nuk e kuptonin.
Edhe pse kishin jetuar në atë shtëpi për 11 vite, brenda pak javëve çifti la shtëpinë dhe vendosi se nuk do të kthehej kurrë më në të për të jetuar.
Gjithashtu edhe policia, nga ana tjetër, nuk ka mundur të identifikojë dot zërat dhe ulërimat që supozohet se vijnë nga pjesa e poshtme e shtëpisë e më konkretisht, nga bodrumi.
“Fillimisht dëgjova vetëm një zhurmë. I tregova Alanit dhe nuk po e kuptoja se nga po vinte zhurma. Ai la telefonin në banjë me regjistruesin e ndezur, në mënyrë që të mund të dëgjonim llojin e zhurmës. Pasi e morën celularin, arritëm të dallonim zhurmën e një makinerie.Filluam të regjistronim në të gjithë shtëpinë dhe dalluam zhurma zinxhirësh, ndezjen e një motori si dhe njerëz që ulërinin”, tha Christine.
Alan u shpreh:
Qindra persona që janë vënë në dijeni të regjistrimeve tona thonë se kjo shtëpi ka nevojë të shikohet me vëmendje. Dua vetëm një shpjegim se çfarë po ndodh aty. Pse ulërasin njerëzit? Ka diçka që nuk shkon. Vendosëm mikrofona në të gjithë shtëpinë për të regjistruar atë që po ndodhte, pasi donim të provonim ose të hidhnim poshtë atë që dëgjonin veshët tanë. Vendosëm mikrofona në pjesën para shtëpisë, brenda, jashtë dhe në bodrum.Pajisja që lamë në bodrum regjistroi ulërima dhe zhurma të tjera. Pajisjet e tjera nuk kishin regjistruar thuajse asnjë gjë të çuditshme”.
Çifti tashmë është duke udhëtuar në Britaninë e Madhe dhe po u tregon njerëzve se çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre.Ato e kanë braktisur shtëpinë e tyre dhe janë betuar se nuk kthehen më kurrë aty dhe se do të vijojnë t’u kërkojnë autoriteteve të hetojnë më thellë për këtë çështje aspak të zakontë.





























