Muhamed, njëri prej emrave më të popullarizuar në Berlin

Mohammed ka qenë njëri prej emrave të popullarizuar të fëmijëve në disa shtete gjermane vitin e kaluar, ndërsa ka zënë vendin e kayërt në shkallë kombëtare.

Për fëmijët e lindur në Berlin në vitin 2018 Muhamed ka qenë emër shumë i popullarizuar, thuhet nsë studimin të culin e ka porositur Shoqata shtetërore gjermane për gjuhë.

Shoqata për gjuhën gjermane ka raportuar se emri Muhamed, bashkë me variacionet e tij, ka qenë ndër 10 emrat më të popullarizuar në kryeqytet.

Ndonëse agjencia nuk e ka precizuar saktësisht vendin në rang-listën berlinezë, thuhet se emri dhe variantet e tij po ashtu kanë arritur në 10 vendet e para në Hamburg dhe në shtetin perëndimor Sarland, dhe se janë ranguar në vendin e 24-të në shkallë kombëtare.

Tre emrat më popullorë të fëmijëve në Berlin kanë qenë Paul, Alexander, Maximilian – në harmoni me trendin kombëtar. Për Heinrichun thuhet se është emri i nëntë më popullor, ndërsa drejtoresha e agjencisë ka thënë se ky është emrin i parë anglofon i cili ka hyrë ndër dhjetë të parët sivjet.

Sa i përket vajzave, emrat më popullorë në Gjermani në vitin 2018 kanë qenë Mari/Meri, Sofia e Maria.

Agjencia ka mbledhur të dhënat nga rreth 700 regjistra nga e tërë Gjernabia dhe ka shënuar gjithsej rreth 65.000 emra të ndryshëm, për të thonë thotë se janë rreth 90 për qind të të gjithë emrave të vënë vitin e kaluar.

Daily Mail përkujton se qëkur Angela Merkel i ka hapur kufinjtë në citin 2015, mbi një milionë migrantë kanë arritur në vend.
Shtimi i kësaj opullate ka qenë faktor që emrat arabë të shtohen në mënyrë drastike.

Advertisement
Loading...