AKTORI FATMIR SPAHIU MERR FTESË PËR NË HAGË

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është ftuar për në festivalin e filmit “Eastern Neighbours Film Festival”

Filmi që është ftuar në këtë festival quhet “Cold November” (Nëntori i ftohtë), ku Spahiu luan njërin prej roleve kryesore.

“Miq, dua të ju njoftoj që këto ditë jam ftuar për në Hagë. Festivali në të cilin do të marrim pjesë është i një rëndësie të veçantë. Eastern Neighbours Film Festival. Cold November / Nëntor i ftohtë do të shfaqet në mes datave 6-10 nëntor 2019 në njërën prej sallave me të veçanta të Hagës! Për datën e saktë ju njoftoj me kohë! Mirupafshim!”, ka shkruar aktori

Advertisement
Loading...