Dikur zgjimi i të tjerëve ishte një profesion

Në Britani para se të krijoheshin orët me alarm, ekzistonin njerëz të që ushtronin këtë detyrë. Në periudhën 1800-1960 zgjimi i të tjerëve ishte një profesion i rregullt, dhe praktikohej çdo mëngjes nga një person që përdorte shkopin duke trokitur në dritare të banorëve që kishin për të punuar herët nëpër fabrika.

Riçard Xhons, një historian nga Londra thotë se nga viti 1800 deri në vitin 1960, trokitja bëhej në dritare përmes një shkopi. Kjo është periudha kur njerëzit filluan të punonin nëpër fabrika. Duhet të zgjoheshin herët për të arritur në kohë turnin e tyre.
Në qytetet si Londra, Mançesteri dhe Birmingam, zgjuesit përdornin shkopinj shumë të gjatë për të arritur dritaret dhe në majë të këtyre shkopinjve kishte si një grep metalik, që në fakt luanin rol shumë efektiv.

Nëse nuk zgjoheshin me të parën, atëherë Zgjuesit me Trokitje bënin një lloj gërvishtje në dritare, njësoj sikur kalon thonjtë në mur. Disa zgjues me trokitje gjuanin me kokrriza në dritare.

Advertisement
Loading...