
Gratë në Indi janë të rrezikuara nga puna e rëndë në platacionet e çajit. Në këtë vend çdo viit regjistrohen mbi 237 vdekje, sidomos në Asami.
Rama është një vajzë e re 22 vjeçare e cila e fiton jetesën duke mbledhur gjethe çaji në shtetin e Asamit në verilindje të Indisë. Ajo është gjashtë muaj shtatzënë dhe gjithnjë e më shumë shqetësohet për shëndetin e fëmijës që ka në bark. Çfarë e bën më të rëndë gjendjen e saj është edhe fakti se nuk mund të marrë leje as kur ka dhimbje herë-herë:
“Ndonjëherë ndihem mirë, ndonjëherë jo”, tha ajo.
Rama jeton në një kasolle në një fshat pranë Tezpur në rrethin e Sonitpur të Assamit dhe është një nga dhjetëra punonjëset brenda një kompleksi gjigant të rrethuar, në plantacionin e çajit.
“Ne si fshat jemi tërësisht të varur nga kopshti i çajit”, thotë ajo.
E reja po lufton me lodhjen që shoqëron vetvetiu shtatzëninë, por si të mos mjaftonte kjo i shtohet edhe lodhja ekstreme nga puna gjashtë ditë të javës për nëntë orë çdo ditë. Rama është shumë e shqetësuar dhe e frikësuar për shëndetin e fëmijës së saj.
Analizat e fundit të gjakut tregojnë se ka hemoglobinën e ulët, duke e bërë anemike çfarë është edhe më e rrezikshme për fëmijën dhe për vetë jetën e saj.
Rama nuk është e vetmja grua shtatzënë që punon në këtë plantacion. Ka patur raste kur vajza shtatzëna kanë patur edhe pasoja fatale për jetën si pasojë e kushteve aspak të mira të punës dhe orëve të gjata.
Për çdo 100,000 mijë lindje në shtetin e Asamit, 237 gra vdesin, duke e kthyer atë në vendin më të rrezikshëm në botë për të lindur.
Këto plantacione çaji janë pika fillestare për krijimin e çajit me famë botërore Assam, i njohur për aromën dhe shijen e fortë.
India është prodhuesi i dytë më i madh i çajit në botë, pas Kinës, shtetit më të madh të prodhimit të çajit, që ka rreth 800 plantacione çaji.






























