Gigi Hadid tregon se si djemtë nuk e pëlqenin në shkollën e mesme

Gigi Hadid ka thënë se ajo nuk ishte shumë e famshme në shkollën e mesme sepse ajo ishte njëra prej femrave që luante volejboll mirë

Gigi Hadid ka treguar se shkaku që djemtë nuk e dëshironin në shkollën e mesme ishte pasi që ajo luante volejboll.

Modelja 23 vjeçare ishte kapitene në skuadrën e volejbollit në shkollën e mesme dhe kishte marrë në konsideratë vazhdimin e karrierës në këtë sport, por ka pranuar se për shokët e klasës, paraqitja në fushë kishte bërë që meshkujt të largohen prej saj.

“Ishte shumë mirë; ndoshta ata frikësoheshin nga unë nga ajo që shihnin në fushë”, ka thënë ajo gjatë një interviste për “Tonight Show” me Jimmy Fallon.

 

Advertisement
Loading...