
Gozde Ayter nga Turqia ka përfunduar me sukses 3 drejtime në Universitetin Bilkent të Ankarasë, por tani punon si ngjyrosëse atuomjetesh.
Ajo në vitin 2003 u diplomua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bilkent, ndërsa më pas në të njëjtin universitet vazhdoi studimet në drejtimin e menaxhmentit dhe bankave dhe financave.
Në vend të punës në drejtimet për të cilat është diplomuar, ajo ka zgjedhur të ndjekë ëndrrat e saj. Ayter ka vendosur që të punojë në sektorin e automjeteve, për të cilin ka shprehur dashuri. Së bashku me bashkëshortin e saj ka filluar të operojë në sektorin “airbrush” për ngjyrosjen e automjeteve, që është shumë i njohur në SHBA dhe shtetet evropiane.
Ayter tërheq vëmendjen e të gjithëve me flokët ngjyrë vjollce dhe thonjtë e ngjyrosur, ndërsa tanimë gjashtë vjet ngjyros automjetet e klientëve të saj me teknikën “airbrush”.






























