Një fans si ky: Planifikoi të vjedhë aeroplanin për të shkuar në koncert

Disa persona janë adhurues të flakët të këngëtarëve saqë janë në gjendje të bëjnë gjithçka për t’i pare e dëgjuar këngët e tyre. I tillë është edhe një i tifoz i reperit Famous Dex dhe donte të shkonte në koncertin e tij me aeroplan, që palnifikonte ta vidhte.
Ai planifikoi vjedhjen e aeroplanit, por u vërejt nga sigurimi derisa po kalonte gardhin dhe u kap vetëm kur hyri në aeroplan, më saktësisht në kabinë.
Adoleshenti nga Amerika donte të shkonte në koncertin e tij në Illinois, por pasi u kap nga policia u dënua me pesë vjet burg me kusht dhe gjobë prej 1,000 dollarësh, pasi deshi të vjedhë një aeroplan të kompanisë America Eagle nga aeroporti i Arkansasit..

Ajo që është e tmerrshme në të gjithë historinë është se i riu nuk kishte ndonjë eksperiencë prej piloti dhe ai i shpjegoi policisë se mendonte se fluturimi i aeroplanit do të ishte i lehtë dhe se duhej vetëm të “shtypte butonat”.

Advertisement
Loading...