Kaq buxhet është dashur për “Tingujt e Çarshisë” këtë vit

Jemi në prag të fillimit të projektit tradicional të Qendrës Informative Kulturore “Tingujt e Çarshisë” ku ky vit do të jetë ndryshe nga ai deri tani.

Drejtoresha e QIK-së, Sermine Purrini për Flitet.se tregoi se këtë vit është rritur buxheti i projektit prandaj edhe do të ketë program më të pasur artistik.

Tingujt e Çarshisë, do të zgjasin 3 ditë, me fillim nga data 16 shtator dhe do të mbarojnë me 18 shtator.

Mysafirë special të këtij edicioni do të jenë Lumi B, Dafina Zeqiri, Yll Limani dhe Elvana Gjata.

Buxheti i këtij projekti i përkrahur nga Qyteti i Shkupit, Ministrisë së Kulturës, Komunës së Çairit si dhe Odës Ekonomike për këtë vit është 2 milionë denarë.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni linkun më poshtë./flitet.se

Advertisement
Loading...