
Një burrë nga Vushtria, Ylber Vatovci ka arritur t’u sigurojë sigurojë ujë të pijshëm rreth 250 banorëve të një fshati në Afrikën Perëndimore.
Vepra madhështore e Vatovcit është mirëpritur nga banorët e kësaj zone, që kanë mungesë të ujit të pijshëm. Vushtriasi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen banorët e gëzuar pranë pusetës me ujë të pijshëm, në të cilën është shkruar edhe emri i tij.
“Ne mendojmë shumë për gjërat që dëshirojmë, ndërkohë harrojmë shpejtë ato që i kemi. E mira ime e dytë është bërë, me pak para dhe me ndihmën e 250 njerëzve, iu dha jetë fshatit në Perëndim të Afrikës. Për ju, për fëmijët e tyre, fëmijët e tyre”, ka shkruar ai Ylber Vatovci, në Facebook.
Advertisement
Loading...






























