
Jo shumë kohë më parë u votua ligji i ri për arsim fillor. Në flitet.se ministri Ademi në tre pika të shkurta shpjegoi se cilat janë ndryshimet që do të sjellë ky ligj.
Theks i veçantë në këtë ligj i jipet edukatës fizike, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit trupor.
Me ligjin e ri, edhe pse jo në formë obligative do të implementohet edhe orientimi profesional që do të thotë se pas mbarimit të arsimit fillor nxënësit bashkë me prindërit e tyre do të ftohen për të biseduar rreth afiniteteve të nxënësit dhe asaj që nxënësit përkatës cili drejtim i shkon më shumë.
Ndërkaq, veq këtyre ky ligj do të sigurojë largimin e politikës nga shkollat dhe pavarësinë e tyre nga partitë politike.
Ministri Ademi potencoi se ligji për arsim fillor do të vendos standarde nacionale.





























