Modelja shqiptare e thotë me keqardhje: Djali nuk më ngjan aspak

Ajo është një modele shqiptare, e cila së fundmi është duke përjetuar emocionet më të bukura që mund të përjetojë një grua.

Pikërisht atë të të bërit nënë.

Vivian Canaj, është nënë e një vogëlushi që e kanë quajtur Kristian. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, modelja tha se mëmësia për të është gjëja më e bukur. Siç tregon ajo, momenti kur ka marrë në krahë djalin e saj e ka bërë të harrojë çdo dhimbje.

“Unë pata fatin të mos shtoja shumë në peshë, vetëm 10-11 kile, por i hoqa shpejt. Nuk jam në formën time më të mirë, por besoj se do e arrij. Unë e ushqej djalin me gji, ishte dëshira ime që para se të lindte. Jemi gjithë kohën bashkë dhe për mua është gjëja më e bukur. Po mundohem ta shijoj si periudhë dhe jam shkëputur nga gjithçka. Dua që të paktën derisa të bëjë 3 vjeç, t’i përkushtohem maksimalisht. Nuk kam publikuar ende foto me fytyrën e tij, sepse ende është shumë i vogël. Unë zgjodha të bëj lindje natyrale dhe ia dola. Doja që të përjetoja çdo gjë. Kur e kam mbajtur në krahë për herë të parë ka qenë momenti më i bukur i jetës time. Çdo dhimbje që kalova në atë moment u harrua. Ai ka dëshirë që çdo natë t’i bëjë mamit serenatë dhe ditën fle. Kam dy muaj që natën nuk fle fare. Bashkëshorti më ndihmon shumë, është shumë i përkushtuar pas djalit. Djali është një miniaturë e bashkëshortit tim dhe s’ka asgjë nga unë”, tha Vivian.

Advertisement
Loading...