Realiteti i hidhur shqiptar i shfaqur në film

Filmi “Kthimi” nën regji të Kastriot Abdylit është një film që shfaq një realitet që viteve të fundit sa shkon e zë vend më shumë në mesin e shoqërisë tonë.

Në një kohë me mundësi të kufizuara, shpëtimi i vetëm i shumë të rinjëve po duket të jetë rruga e mërgimit. Rrugë kjo e cila sjell vështirsitë e veta, e që regjisori Abdyli i ka sjell para jush nëpërmjet filmit.

Dhe jo vetëm, filmi Kthimi është pasqyrë e karakterit të fortë të femrave shqiptare, karkater ky që është shfaqur nëpërmjet rolit të Bardhës, një vajzë e re e cila plot shtatë vite me ndershmëri pret kthimin e të dashurit pa asnjë garancë.

Ky projekt është tendencë e regjisorit për të shpalosur jashtë trojeve, traditën dhe kulturën e shqiptarëve si dhe plagët e mërgimit që akoma kullojnë gjak.

Ndryshe, filmi ka marrë pjesë në festivale me renome ndërkombëtare si në Manhaim të Gjermanisë, në Innsbruck të Austrisë, në Oldenburg dhe shumë metropole tjera evropiane, ndërsa çmimi më i bukur siç thotë vetë regjisori është pëlqimi i publikut.

Advertisement
Loading...