U përballët rastësisht me ish të dashurin pas shumë kohësh? E sigurt që këto janë ndjesitë që u përshkruan trupin!

E keni parasysh atë momentin kur ju del papritur një ish i dashur përpara dhe 700 ndjesi ju pushtojnë? Po, po. Të gjithë e kemi. Janë disa të vërteta universale që na ndodhin përherë dhe ne kemi renditur gjithcka që ndjejmë në ato momente.

Panik (i heshtur se duhet të mbani buzëqeshjen) sepse kujtuat se e kishit hedhur pas këtë histori,por mesa duket jo. Epo gjithnjë do jetë ajo shkëndija dhe në fakt këto rastësitë janë mënyra më e mirë për të kuptuar sa e ke harruar.

Një mirënjohje ndaj Zotit dhe besim i verbër te fati (vetëm momentale gjithësesi) kur kuptoni se sot dukeni super hot ose ai duket sikur ka dalë nga lufta si i mjerë (paskeni bërë mirë që e paskeni lënë). Nuk mund të kalojmë gjithë jetën duke u kujdesur të dukemi si Bella Hadid thjesht në rast se na del ai përpara. Prandaj jemi kaq të lumtura kur na kap në momente të mira.

Nëse jeni ju personi që keni kërkuar ndarjen, mund të jetë aq e sikletshme ajo biseda e shkurtër. Keni një jetë që e shmangni se në fakt askush s’ka energji për t’i shpjeguar çfarë,pse dhe si ndodhi, kur jeni rrugës për në punë. Dhe kur t’ju thotë për “të dalë për një kafe”? Oh jo, bëjini block numrit të tij dhe të pretendoni se nuk ekziston.

Një paranojë dhe ankth se mos ai e dallon që keni një javë që qani për te. Shoqet lejohet ta dinë se ju kanë duruar çdo natë, por ai jo. Zemra ju lëndua, po të paktën krenaria jo.

Pastaj mos ta mohojmë se ju kap dhe një trishtim sepse tashmë nuk e njhni më kush është ky person. Ndoshta dikur mendonit të ndanit një jetë me të, por tashmë keni ndryshuar aq shumë dhe këtë e kuptoni kur e shihni që i ka lënë flokët të zgjaten dhe tashmë ka filluar të veshi këmisha. Ai?! Jo s’ka mundësi?! Epo ka që ç’ke me të.

Lehtësim që tashmë mund të kaloni situatën me një përshëndetje dhe një buzëqeshje. Nuk ju duhet më të duroni shakatë e tij, që as për të qeshur nuk ishin apo shoket e tij të mërzitshëm. Uhh shyqyr!

E në mes të këtyre ndaloni pak dhe ndjeni një si dhimbje fizike të ndjekur nga zhgënjim. Si dreqin arrin akoma t’ju bëjë të ndiheni kështu?! Po mos e vrisni mendjen, do pak kohë ta fshini të gjithin si kujtim.

Nëse e keni përfunduar mirë si histori pa zënka dhe gota të thyera, ndjeni një farë lumturie (pak fare) kur i shihni që ata po ja dalin mirë në jetë. Ndjeni dhe ato fluturat nëse ju thotë që është akoma single, se ndoshta keni dhe një shans tjetër të ktheheni bashkë apo jo?

Dhe për mbyllje spektakolare të ciklit “Po ky si më doli para” ju pushton një ndjenjë paqeje që as e doni, as e urreni më. Ai është thjesht jashtë jetës suaj.

Epo kjo meriton një festë, kështu që drejt e te grupi i vajzave në Ëhatsapp t’i tregoni gjithçka.

Advertisement
Loading...