Vajzat futbolliste këmbëngulëse, duan barazi gjinore edhe në fushë të gjelbërt

Vajzat futbolliste të KFF Shkëndija-Tetovë, po luftojnë me çdo paragjykim që të vazhdojnë ëndrrën e tyre. Por punën e tyre e bën më të vështirë edhe jofinancimi i klubit, nga çka rrezikohet edhe shuarja e tij.

Prandaj ka filluar fushata #Çepse, e inicuar nga Anita Latifi që t’u mundësojë vajzave të vazhdojnë punën për të arritur qëllimin që i kanë vënë vetes, e që është të bëhen kampione në ligën e parë të futbollit të femrave në Maqedoni.

Përkrah paragjykimeve që u bëhen, ato thonë se kanë arritur t’i bindin meshkujt se dijnë të luajnë futboll po aq mirë sa edhe ata.

Deri tani janë mbledhur afër 50% e mjeteve që klubi ka kërkuar.

Advertisement
Loading...