
Prej pesë muajsh, moderatorja Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë e vogëlushit Raiden, të cilin e publikon herë pas here në profilin e saj në Instagram.
Në postimet e saj, moderatorja tregon se tashmë shumicën më të madhe të kohës ja zë i biri, madje prej tij ka vendosur edhe të heqë dorë për disa kohë nga televizioni.
Rrallëherë është e mundur që ajo të ketë kohë të lirë për veten dhe kur kjo ndodh, Raiden është në gjumë ndërkohë që ajo merret me rrjetin social Instagram, siç ka ndodhur edhe ditën e djeshme.
Teksa i biri flinte, Jona i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instastory, ku njëri prej tyre e pyeste nëse ajo është ndopak natyrë xheloze. Mirëpo, përgjigjja e moderatores me siguri i ka habitur të gjithë, pasi ka lënë të kuptohet se ajo është një xheloze e çmendur për bashkëshortin e saj.
“Ai mund të dalë të shtunën në darkë, por nëse ti vajzë aty, që po lexon këtë, e sheh me bisht të syrit kur ai është në timon dhe unë jam brenda në makinë, unë hap xhamin dheeeeee…”- është përgjigjur Jona, duke lënë ndjekësen të imagjinojë skenën që mund të ndodhë.

































