I paskemi dëmtuar flokët pa e ditur, pjastra duhet pastruar dhe kjo është mënyra më e mirë

Me shumë mundësi hera e fundit që keni drejtuar flokët me pjastër, mund të ketë qenë këtë javë, por herën e fundit që keni pastruar pjastrën e mbani mend? Me shumë mundësi jo, sepse nuk e keni bërë kurrë… Përdorimi i produkteve të ndryshme për mbrojtjen e flokëve si vajra, maska apo shkuma mund të grumbullojnë mbetje tek sipërfaqja e qeramikës. Nëse këto të fundit nuk pastrohen, flokët jo vetëm që nuk do të drejtohen mirë, por edhe mund të dëmtohen me kalimin e kohës.Ndaj Living po ju jep më poshtë një zgjidhje të lehtë për t’ju ndihmuar të pastroni mbetjet nga mjeti i nxehtë stilues.

Çfarë ju nevojitet: topa pambuku, alkool dhe një leckë të njomë me ujë të ngrohtë.

Si të pastroni pllakën e hekurit: Kur pjastra të jetë e fikur dhe tërësisht e ftohtë, pastrojeni me një copë pambuku të njomur me alkool dhe kur të mbaroni fshijeni me një leckë të njomë. Dhe në qoftë se nga produktet e flokëve, pllaka ka marrë një ngjyrë duhet pastruer me furçë dhëmbësh pak sodë buke dhe uthull molle. Parukierët sugjerojnë që pastrimin e mjeteve të nxehta stivuese ta bëni të paktën një herë javë.

Advertisement
Loading...