ILLMILL paralajmëron se do të jetë reperi numër një(VIDEO)

Rubrika e përjavshme nSiklet nuk mungoi as këtë javë në Flitet.se ku i ftuar ishte reperi nga Tetova ILLMILL, i cili me dashje apo padashje zbuloi shumë të pa thëna për jetën e tij.

I pyetur për gjuhën eksplicite që përdor në tekstet e tij, IllMIll tha se një gjuhë e tillë është normale për RAP.

“Repi është i tillë, pak më eksplicit. Familja normal është kundër, por un nuk mund të këndoj për xixëllonja”, tha ai.

E i pyetur se ku ndjehet më mirë në skenë apo në shtrat me një femër, reperi tha se ne të dyja ndjehet njejtë mirë, pa i ndarë.

Veç tjerash IllMill paralajmëroi se do të jetë numër një, dhe se do ti tejkalojë të gjithë.

Advertisement
Loading...