Receta origjinale për havllën!

Ky është një gatim turk, por shumë i përdorur në zona të ndryshme të vendit tonë. Receta tipike për hallva, ëmbëlsirën e përhapur në të gjithë Shqipërinë, bëhet me miellin e grurit. Por disa zona të tjera e gatuajnë me miell misri, ose me miell gruri dhe misri bashkë. Ja receta e thjeshtë për ta përgatitur atë!

PËRBËRËSIT:
125 gr gjalpë,
1/2 gotë qumësht,
1 gotë sheqer,
1 gotë arra,
1 gotë miell.
PËRGATITJA:
Shkrijmë gjalpin në tigan dhe hedhim miellin. E skuqim këtë të fundit derisa të zverdhet.
Pasi të jetë skuqur mielli, hedhim qumështin e ngrohtë me ngadalë, që të mos bëhet me kokrra. Më pas hedhim sheqerin duke e trazuar.

Në këto momente hallva është gati. E bëjmë me forma sipas dëshirës dhe i vendosim sipër arrat. Ju mund t’i hidhni arrat edhe brenda, kjo varet nga dëshira juaj.

Ju bëftë mirë!