Romantike, ja si i uron ditëlindjen Ronaldo të dashurës së tij

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar rrjetin social, Instagram për t’i uruar ditëlindjen të dashurës së tij, Georgina Rodriguez e cila mbush 25 vjet.

Sulmuesi i Juventusit dhe modelja spanjolle janë në një lidhje qe dy vjet.

“Urime për gruan më të mrekullueshme që Zoti mund të sillte”, shkroi Ronaldo në Instagram.

Vlen të ceket se Rodriguez është e pranishme në çdo lojë të Juventusit në ‘Allianz Stadium’.

Advertisement
Loading...