
Blero dhe Teuta u bë kohë që janë ndarë
Ish çifti, tashmë janë në lidhje të re me persona të ndryshëm.
Teuta me Adonisin me të cilin ka edhe një vajzë, ndërsa Blero me këngëtaren Afrona Dika të cilët do të martohen këtë verë.
Edhe pse Teuta është ndarë nga Blero, ata vazhdojnë të kenë një komunikim të mirë së bashku.
E këtë gjë e dëshmon përfundimisht edhe ky postim i Teutës.
Aktorja, ka filluar transmetimin e një emisioni të ri, ku një rol do ta luajë edhe vajza e saj Tara.
Me një postim në llogarinë ‘Instagram‘, Teuta ka publikuar foton e vajzës së saj duke i shkruar emrin dhe mbiemrin e saj, Tara Krasniqi Muharremi.
Pra ajo nuk ia mohon mbiemrin e Bleros, vajzës së saj.
Vajza e tyre Tara shpesh herë takohet me Bleron, madje në një intervistë këngëtari ka treguar se edhe Afrona komunikon me të dhe nuk kanë asnjë inat apo diçka të tillë, pra të gjithë kanë një raport të shëndoshë.
